Katër të lënduar nga një aksident trafiku në Vinicë, ndalohet shoferi që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit
MPB njofton se një shoferë i dehur ka shkaktuar aksident trafiku në Vinicë, nga ku janë lënduar katër persona.
"Më 22.10.2026, rreth orës 20:45, NJPB Vinicë është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës „Marshall Tito” me rrugën „Leninova” në Vinicë kishte ndodhur një aksident trafiku mes automjetit të udhëtarëve "Audi", me targa të Vinicës, i drjetuar nga D.P. (42) nga Vinica dhe një automjeti udhëtarësh "Audi", i drejtuar nga P.P. (24) nga fsh. Leski, rrethina e Vinicës, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kishte pësuar J.P. (58) nga Vinica, bashkudhëtar në automjetin "Audi" të cilin e drejtonte D.P. i cili kishte pësuar lëndime trupore, si dhe bashkudhëtarët 39-vjeçarja I.P. (39) dhe E.P. (54), të konstatuara në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Koçan dhe në Spitalin Klinik të Shtipit.
Pas masave të ndërmarra, shoferi P.P. është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa pas verifikimeve të kryera është konstatuar se e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,82 promilë alkool në gjak. Një ekip i NJPB Vinicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj P.P. do të paraqitet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Të rejat Lexo më shumë
Shqipëria pajisë me pasaporta dy lojtarë - një nga Kosova dhe një italian
Banesë 82.5m² neto për shitje në Lagjen Kodrina #16849
Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet