Lajme
11/10/2026 14:46
Katër persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Novosellë të Pejës
Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas ekipit mjekësor, gjendja e tyre është stabile dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Elezaj ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Brabus prezanton motoçikletën elektrike ekskluzive, vetëm 10 njësi në mbarë botën
Lajme
Nis largimi i kubëzave për asfaltimin e rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi” në Prizren
Sport
S’ka fitues mes Comos dhe Romës
Politikë