← Kthehu te Ballina
Lajme

Katër persona të lënduar në aksidentin me tri vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër persona të lënduar në aksidentin me tri vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 40-të, në Duhël të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.

Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa per shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti.

Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me atomjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të”, ka shkruar Hoxha./IndeksOnline/

Burimet e kësaj ngjarjeje

indeksonline.net · telegrafi.com

Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar