← Kthehu te Ballina
Lajme 28/10/2026 21:47

KATËR KOHËT E NANËS

KATËR KOHËT E NANËS

Kur Zoti foli për të parën herë,

gruaja u bë zanë, zana u bë heshtje, e heshtja: NANË.

Por Zoti foli përsëri.

Mbi dhé u ngrit Kështjella e Rozafatit.

Por nana s’e ktheu kokën mbrapa,

ia la gjirin djalit,

ia la kalasë lotin,

e shekujve…

një nanë të murosur në kujtesë.

Kur Zoti foli për të tretën herë nuk pati bubullima.

Veç një nanë që ia lidhi sytë të birit me një copë këmishe

dhe i tha:

Shko, biro, ik, se jeta nuk mbrohet me lot!

Atëherë malet u ngritën. Zanat pushuan këngën.

Të vdekurit u kthyen në pragje varresh.

E Zoti? Zoti foli për të katërtën herë!

Nana palosi duart. Perënditë shkuan.

Legjendat u tretën në mjegull.

Në faqen e gurit mbeti e gdhendur përjetë, fjala:

NANË.

Reklamë