Katër klube të Premier League ofrojnë deri në 100 milionë euro për Fermín López-in!
Fermín López është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, pasi interesimi për mesfushorin spanjoll të Barcelonës po rritet ndjeshëm.
Sipas gazetarit Alfredo Martínez, në një raportim për mediumin katalanas Diario Sport, Barcelona ka marrë oferta që arrijnë deri në 100 milionë euro nga katër klube të Premier League për shërbimet e 22-vjeçarit.
Në mesin e skuadrave të interesuara, Chelsea dhe Manchester United raportohet se kanë shfaqur interesimin më të madh, ndërsa edhe dy klube të tjera angleze kanë hyrë në garë për futbollistin.
Megjithatë, dëshira e vetë Fermín López është e qartë pasi ai dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou” dhe nuk e ka në plan largimin nga Barcelona planifikon të përmirësojë kontratën e tij aktuale, e cila është e vlefshme deri në vitin 2031./IndeksOnline/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Tetë raste të dhunës në familje, gra e fëmijë përfundojnë në strehimore
Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin
Bakterie në mishin e pulës dhe dyshime për trupa të huaj në ëmbëlsira, Aldi dhe Migros tërheqin produkte nga tregu në Zvicër
