Katër fshatra në Prizren pa ujë deri më 16 tetor, defekti në gypin kryesor kërkon ndërhyrje të vështirë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, Njësia Operative në Prizren, ka njoftuar se disa fshatra do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm nga 14 deri më 16 tetor 2026, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, defekti është në gypin me diametër 250 milimetra, në fshatin Krushë e Vogël, përgjatë magjistrales Prizren–Gjakovë.
Kompania ka bërë të ditur se ndërhyrja për sanimin e defektit është e vështirë teknikisht, pasi gypi ndodhet në një thellësi deri në tetë metra.
Pa furnizim me ujë do të mbesin fshatrat Krajk, Bregdrin, Zym dhe Shëngjergj, si dhe disa lagje të fshatit Krushë e Vogël.
Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.
KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të prekur që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes, duke kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar.
Të rejat Lexo më shumë
Musk shpenzoi 276 milionë dollarë për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit
AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të
Popeyes për krejt - bash për krejt