Lajme
21/10/2026 16:46
Kastrioti nis renovimin e kulmeve të banesave kolektive në sheshin “Dëshmorët e Kombit
NPL “Kastrioti” ka nisur punimet për renovimin e kulmeve të banesave kolektive në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të planit operativ për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së banimit.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, punëtorët e terrenit kanë filluar ndërhyrjet me qëllim të përmirësimit të kushteve të banimit, mbrojtjes së ndërtesave nga dëmtimet dhe rritjes së sigurisë për banorët.
NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë sipas planit operativ, duke synuar përmirësimin e hapësirave të banimit dhe ofrimin e shërbimeve në funksion të qytetarëve.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”
Politikë
Pas takimit Putin-Witkoff, Kremlini i gatshëm të rifillojë bisedimet trepalëshe për paqen në Ukrainë
Lajme
DMSH në aksion, kërkohet një person i zhdukur në lumin Vardar në Gostivar
Sport