Kapen në Greqi me afro 19 kilogramë marihuanë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar dhe një greke
Një 38-vjeçar shqiptar dhe një 34-vjeçare greke janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Kastorias, nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave greke, arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e së martës, më 10 nëntor, pasi policia ndaloi për kontroll një veturë që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në një zonë të Kastorias.
Vetura drejtohej nga 34-vjeçarja greke, ndërsa në ulësen e pasagjerit ndodhej 38-vjeçari shqiptar.
Gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit policia zbuloi dy çanta udhëtimi, në të cilat ishin fshehur 18 paketime me marihuanë të papërpunuar, me peshë të përgjithshme prej 18 kilogramësh e 800 gramësh.
Përveç lëndës narkotike, autoritetet greke sekuestruan edhe veturën që dyshohet se ishte përdorur për transportimin e saj, dy telefona mobilë dhe dy karta SIM, shkruan Protothema.gr, transmeton
Hetimet për rastin po zhvillohen nga Departamenti për Luftimin e Narkotikëve në Kastoria.
Ndaj dy të arrestuarve është ngritur dosje penale për vepër të rëndë penale, ndërsa ata pritet të paraqiten para prokurorisë kompetente në Kastoria.
Të rejat Lexo më shumë
Zelensky zbulon dy prioritetet mbi të cilat është përqendruar Ukraina në bisedimet për paqe
Ebola në Kongo arrin mbi 11 mijë raste dhe 5 mijë viktima, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit
Pas takimit me rektorin, studentët e Mjekësisë paralajmërojnë vazhdimin e bojkotimit