Politikë
15/10/2026 01:29
Kaosi në Tiranë me dhunë e shkatërrime në institucione publike e biznese private, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit
Pas përfundimit të protestës në Tiranë, policia ka ndaluar disa të rinj.
Ngjarja vjen pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private apo dhe koshave të mbeturinave. Gjithashtu kanë thyer semaforë dhe çdo gjë që u ka dalë para, raporton Topchanel.
Ndërkohë sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Maresca zbulon çfarë e dëmtoi Cityn ndaj PSG-së
Sport
Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve
Politikë
Molliqaj për zgjedhjen e Konjufcës: U bë për të mashtruar qytetarët dhe për t’i bërë hajgare PDK-së
Sport