Kanosje në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, Policia shoqëron një person në stacion
Një rast i kanosjes është raportuar sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Sipas tij rasti është raportuar rreth orës 12:00, pas pranimit të informatës për një kanosje në këtë institucion.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor.
"Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana.
Të rejat Lexo më shumë
Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave
Trump tërhiqet: Po bëja shaka për ofertën ndaj shefit të UFC
Azemi: Punëtorët teknikë në Viti nuk kanë marrë pagat për katër muaj