Politikë
16/10/2026 16:45
Kanosi Ramush Haradinajn, ngritet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Llugiqit për dy vepra penale, “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i pandehuri ka kanosur Ramush Haradinajn.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, nga fillimi i muajit gusht deri më 12 gusht 2026, i pandehuri, përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.
Rastit do t’i procedohet më tej në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Zelensky: Nëse Ukraina bie, 20 milionë ukrainas do të vijnë në Evropë
Lajme
MPB: Dhunë mes të miturve në Bit Pazar, sulmojnë fizikisht një djalë dhe e publikojnë videon në rrjete sociale
Teknologji
Kompania zvicerane teston trenin e parë në botë me hidrogjen
Ekonomi