← Kthehu te Ballina
Sport 06/10/2026 11:31

Kanë mbetur vetëm ata dy, Flick stërvit i vetëm Gabriel Jesusin

Kanë mbetur vetëm ata dy, Flick stërvit i vetëm Gabriel Jesusin

Barcelona pothuajse mbeti pa lojtarë gjatë ndeshjeve të kombëtareve në UEFA Nations League.

Në kampin e klubit katalunas kanë mbetur vetëm disa futbollistë, mes tyre edhe Gabriel Jesus, ndërsa Gavi, Raphinha, Christensen, Garcia e të tjerë mungojnë për shkak të lëndimeve, shkruan

Në një video të publikuar nga Barcelona, shihet trajneri Hansi Flick duke e stërvitur personalisht sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

Flick e ushtroi Jesusin në situata ofensive, me sulmuesin që duhej t’u shmangej pengesave, të simuluara si mbrojtës, gjatë aksioneve.

Kujtojmë se Jesus e ka nisur mirë aventurën te Barcelona, duke shënuar dy gola në katër ndeshje.

Reklamë