Sport
22/10/2026 08:31
“Kane e meriton Topin e Artë”, Declan Rice parashikon fituesin: Numrat flasin vet!
Futbollisti i Arsenalit, Declan Rice e ka mbështetur Harry Kane, për të fituar “Topin e Artë”.
Rice mendon se sulmuesi i Bayern Munchen e meriton çmimin më të rëndësishëm individual, shkruan
Ai thotë se numrat që ka sulmuesi anglez flasin vet.
“Për mua, Harry Kane duhet të jetë fitues i Topit të Artë. Numrat flasin vet. Viti që ai ka pasur ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Ai do të jetë kundër disa lojtarëve më të fortë në botë, por kur ju luani me Kane, e kuptoni se sa i mirë është ai dhe kur luani kundër tij, e kuptoni se sa vështirë është”, u shpreh Declan Rice
Kujtojmë që “Topi i Artë” jepet të hënën në Londër.