Politikë
21/10/2026 21:31
Kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Sami Lushtaku
Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.
Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.
“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.
Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Qiratë e larta në Zvicër po vështirësojnë integrimin, shqiptarët dhe të huajt rrezikojnë të përjashtohen nga zonat e qyteteve
Ekonomi
Kamioni nga Bullgaria transportonte 1.3 milion cigare kontrabandë, kapet në Gjermani
Lajme
Apeli rikthen në rigjykim rastin e Vanja Gjorçevskës, babai i saj duhet të jep edhe disa informacione për rastin
Ekonomi