← Kthehu te Ballina
Lajme 18/10/2026 23:31

Kanalizimi shpërthen te Rruga B, aromë e rëndë dhe pamje pa koment

Kanalizimi shpërthen te Rruga B, aromë e rëndë dhe pamje pa koment

Problemi me kanalizimin që ka shpërthyer në Rrugën B në Prishtinë vazhdon të mbetet i pazgjidhur që nga dita e martë.

Pavarësisht ditëve që kanë kaluar, gjendja në këtë pjesë të kryeqytetit nuk është rregulluar, ndërsa nga kanalizimi përhapet një aromë e rëndë, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe kalimtarët.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë gjendjen e krijuar.

IndeksOnline sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Reklamë