← Kthehu te Ballina
Sport 01/11/2026 20:31

Kai Havertz bën ligjin, Arsenali e mposht Liverpoolin dhe merr “timonin” e Ligës Premier

Kai Havertz bën ligjin, Arsenali e mposht Liverpoolin dhe merr “timonin” e Ligës Premier

Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.

“Reds” fituan me rezultat minimal 0-1, sfidë ku u vendos te goli i hershëm.

Declan Rice dhuroi një asistim preciz te Kai Havertz, i cili e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (16’).

Arsenali pastaj kishte edhe një rast të mirë përmes Bruno Guimaraes mirëpo që braziliani dështoi ta finalizonte.

🚨🎥| No penalty for Liverpool here. 😳 https://t.co/jblcreb4Ik

— Kalshi FC (@KalshiFC) November 1, 2026

Pas kësaj, Liverpooli krijoi disa mundësi shënimi por që Isak dhe Gakpo assesi s’ia dolën t’i finalizonin.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Liverpoolin që mbajti posedimin por që mysafirët u tërhoqën në mbrojtje për ta mbajtur portën e paprekur.

Kësisoj, falë kësaj fitore – Arsenali merr “timonin” e Ligës Premier me 24 pikë ndërsa Liverpooli zë pozitën e pestë me 15 sosh.

Reklamë