Juventusi po kërkonte golat, ajo që bëri Kalulu i tërboi tifozët
Juventusi pësoi një humbje të rëndë 3-0 nga Lazio në kuadër të javës së shtatë të Serie A, ndërsa një moment nga fundi i ndeshjes ka shkaktuar reagime të shumta te tifozët e skuadrës torineze.
Në qendër të kritikave është mbrojtësi francez Pierre Kalulu, veprimi i të cilit po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.
Në momentin kur Juventusi ishte në disavantazh prej dy golash dhe i nevojiteshin dy gola për të shmangur humbjen, Kalulu mori topin në krahun e majtë, pranë zonës së tij të rreptësisë.
Megjithatë, në vend që të nxitonte për ta çuar lojën përpara, mbrojtësi e mbajti topin dhe bëri disa veprime që irrituan tifozët, të cilët prisnin më shumë urgjencë nga skuadra e tyre.
87° di Juve-Lazio, stai sotto 2-0, guardate cosa fa Kalulu a 0:06. 😂 https://t.co/OzNaChKN8y
— I M Tractor ⭐⭐ Barilla: abbiamo le mani in pasta (@Tractor220510) October 18, 2026
Situata u përkeqësua edhe më shumë në minutat e fundit, kur Lazio shënoi golin e tretë. Dele-Bashiru realizoi në minutën e 89-të, duke vulosur fitoren e mysafirëve, pasi më herët kishin shënuar Provstgaard në minutën e 37-të dhe Isaksen në të 66-tën.
Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk ishte në bankën rezervë për shkak të pezullimit.
Pas ndeshjes, në një prononcim për DAZN, ai pranoi se skuadra e tij ishte më e dobët se Lazio, duke theksuar se lojtarët ishin të ngadaltë si fizikisht, ashtu edhe në marrjen e vendimeve.
Sipas Corriere dello Sport, pas vërshëllimës së fundit, futbollistët e Juventusit u përcollën me vërshëllima nga tifozët e zhgënjyer, të cilët nuk e fshehën pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës.
Të rejat Lexo më shumë
Christiane Amanpour njofton se po largohet nga CNN pas 43 vitesh
Shkolla “Hasan Prishtina” në Ulpianë përballet me mbeturina, nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa të papastruara
Rama për LVV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë një lloj sekti