Jose Mourinho dhe ‘El Clasico’, sfida e portugezit mes historisë dhe aktualitetit
Jose Mourinho dhe ‘El Clasico’; trajneri portugez u rikthye në muajt e kësaj vere dhe rigjen një ambient shumë të nxehtë në prag të supersfidës së futbollit spanjoll por që do të ketë vëmendjen e të gjithë botës.
Ndodh që nga viti 2013 që Mourinho nuk është në pankinën e Realit të Madridit ndaj Barcelonës. Në atë kohë ne Bernabeun e vjetër kishte fituar 2-1, por në atë që do të ishte sezoni i tij i fundit me Los Blancos nuk fitoi shumë lavdi; vendi i dytë në kampionat pas Barcelonës, eliminim në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nga Borussia Dortmund, humbje në finalen e Kupës së Mbretit nga Atlerico Madrid.
Reali i Madridit aktual që do të udhëtojë drejt Barcelonës për këtë ndeshje dhe sheh skuadrën e Flick nga vendi i tretë, por në Ligën e Kampioneve është në pozicion më të mirë se rivalët blaugrana me 9 pikë të plota pas 3 javëve. Sigurisht është një Real në gjendje mjaft të mirë që shkon në Katalonjë i nxitur edhe nga dy fitoret me rezultatin 4-1 ndaj Sevillas dhe Leipzigut.
Diferenca prej 6 pikësh e krijuar me Barcelonën është fryt i ‘shtatorit të errët’ që i pa Los Blancos të humbasin ndaj Betis dhe në derbin me Atletico Madrid. Që nga mbrëmja e 20 shtatorit, skuadra merenges ka pasur vetëm fitore. Reali i Madridit ka rigjetur Arda Guler që bën gjithçka dhe që i mungonte zemrës së lojës; ndaj Sevillas, Reali falë edhe gjeometrisë së mesfushorit turk arriti rekordin e zotërimit të topit prej 65%, një e dhënë kjo që është shumë pak…mourinhiane. Kështu tani skuadra madrilene e sheh veten me dy organizatorë, duke qënë se në Evropë ai që diktoi ritmin e lojës ishte Bernardo Silva.
Në sulm, Kylian Mbappe vazhdon të shënojë(9 gola në 9 javë kampionat, 3 në 3 ndeshje të Champions) dhe mungesa e Vinicius për shkak skualifikimi nuk shqetëson shumë duke qenë se Diomande po shfaqet; të mërkurën ai dha asist ndaj Mbappe dhe më pas me një gjuajtje fluturimthi shënoi golin e tij të parë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Tjetër lajm i mirë për Mourinhon është edhe forma e shkëlqyer që po përjeton Courtois dhe rikuperimi i plotë i Valverde që duket se është më komod në rolin e tij të ri si mbrojtës i djathtë.
‘El Clasico’ nuk është kurrë një ndeshje normale për Jose Mourinhon që për 4 sezone radhazi në fund të viteve ’90 ka qenë në klubin blaugrana si asistenti i Bobby Robson e më pas i Louis Van Gaal. Me fjalë të tjera edhe ai është pak një ‘ish’ me luzitanin që si trajner i Realit të Madridit e ka sfiduar Barcelonën 17 herë me një bilanc prej 5 fitoresh, 6 barazimesh e 6 humbjesh. Me fjalë të tjera, mbrëmja e së dielës është rasti të Mourinho të barazojë llogaritë kundër blaugranave ‘të urryer’.
Të rejat Lexo më shumë
Carrick jep një mesazh emocional për Man Utd pas poshtërimit në Como
Dogana zbulon 300 produkte për mbrojtjen e bimëve të padeklaruara në Vërmicë
Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë