← Kthehu te Ballina
Sport 26/10/2026 17:33

Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella dhe Diomande i bashkohen delegacionit të Realit për “Topin e Artë”

Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella dhe Diomande i bashkohen delegacionit të Realit për “Topin e Artë”

Sonte e gjithë bota do të ketë sytë te ceremonia e “Topit të Artë”.

Këtë vit do të jetë Londra vendi mikpritës i kësaj ngjarje, ndryshe nga vitet tjera që ishte Parisi.

Gjiganti botëror, Real Madridi kishte bojkotuar këtë ceremoni që dy vite, në shenjë proteste në momentin kur kuptuan se Vinicius Jr nuk do të fitonte.

Ndërsa këtë edicion ata e lanë pas krahëve, me Kylian Mbappen, Marc Cucurellën dhe Yan Diomanden që do të jenë sonte të pranishëm në Londër.

Ceremonia nis në orën 21:00, në “Palladium Theater”.

Reklamë