← Kthehu te Ballina
Sport 17/10/2026 18:28

“Jemi në bisedime me 3-4 lojtarë”, Ademi: Në i mbyllim marrëveshjet, trajnerit i takon vendimi i fundit për ftesë

“Jemi në bisedime me 3-4 lojtarë”, Ademi: Në i mbyllim marrëveshjet, trajnerit i takon vendimi i fundit për ftesë

Kryetari i shtëpisë së futbollit kosovar, Federatës së Futbollit të Kosoëvs (FFK), Agim Ademi ka bërë me dije se pritet të ketë afrime të reja te kombëtarja e Kosovës.

Ai ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime me tre-katër lojtarë, derisa ka thënë se një ose dy nga ta mund të jenë fytyrat e reja të Kosovës.

“Tani, kemi disa futbollistë me të cilët jemi në bisedime. Sigurisht që mund të jenë anëtarë të Kosovës, por ne e kryejmë vetëm atë pjesë që lidhet me organizimin dhe marrëveshjet me lojtarët apo me njerëzit që merren me këtë punë. Në fund vendos trajneri, sepse ne ia ofrojmë trajnerit dhe shtabit tonë dhe ata vendosin. Fjalën e fundit e kanë ata, ata cilët bisedojnë për anën profesionale, nëse lojtari do të luajë, nëse i duhet tani dhe nëse mund të luajë në këtë tani. Neve na intereson t’i mbyllim marrëveshjet dhe që lojtari të pranojë të luajë për Kosovën. Pastaj, në fushë është diçka tjetër”, tha Ademi fillimisht për “Kosova Press”.

“Ju e dini se tashmë i kemi disa futbollistë te Bayerni, jo vetëm Erblinin, por edhe disa të rinj të tjerë që do të jenë në kategoritë e tjera. Disa marrëveshje janë mbyllur për kategoritë tjera. Gjithsesi, jemi duke biseduar edhe me tre-katër futbollistë të tjerë, emrat e të cilëve nuk do t’i përmendja para se të mbyllen marrëveshjet, sepse nuk është etike. Besoj që do të ketë një ose dy fytyra të reja. Tani është faza e shtabit teknik të trajnerit”, ka thënë Ademi tutje.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve në muajin nëntor.

Kombëtarja dardane ka pesë pikë të fituara në katër ndeshje, derisa në nëntor do të luajë ndaj Izraelit e Irlandës.

Momentalisht, Kosova është e dyta në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, tri pikë më pak se Austria që është e para dhe baras me pikë me Irlandën, që është e treta.

Reklamë