“Jemi më të mirët’, Lamine Yamal i bindur se Barcelona mund ta fitojë tripletën
Lamine Yamal dukej shumë i sigurt kur u pyet nëse mendonte se Barcelona mund ta fitonte tripletën këtë sezon, duke pasur parasysh fillimin e shkëlqyer të sezonit.
19-vjeçari spanjoll ishte përsëri në formë për Barcelonën, e cila shkatërroi Galatasarayn në udhëtim me rezultatin 4-1, edhe përkundër disavantazhit prej 1-0.
Adoleshenti i Barcelonës regjistroi dy asistime dhe u shpall në fund “Lojtari i Ndeshjes”.
Lamine Yamal POTM in Istanbul 🏆😁#UCL https://t.co/rQGZbGD2WD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 13, 2026
Pas ndeshjes, Yamal nuk u tregua aspak modest, duke e cilësuar ekipin e tij si më të mirin në botë, teksa tha se mund ta fitojnë edhe tripletën.
“Gjithmonë. Ne jemi Barcelona, ne jemi skuadra më e mirë në botë", u përgjigj Lamine për CBS Sports.
Ndryshe, Barcelona do të rikthehet në aksion në La Liga këtë fundjavë kur do të përballet me Real Betisin jashtë fushe.
Të rejat Lexo më shumë
Arsenali ‘peshkon’ në Serie A – synon transferimin e yllit të Interit
Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Kurti flet për krerët e UÇK-së, thotë se sot do ta marrin një vendim të rëndësishëm