← Kthehu te Ballina
Sport 17/10/2026 13:01

Java e 5-të në Superligën e basketbollit/ Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Java e 5-të në Superligën e basketbollit/ Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Fundjava sjell ndeshje shumë interesante në Superligë, ku zhvillohet xhiroja e pestë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, e cila premton të dhurojë spektakël si përherë.

Ndërsa përballje tjetër interesante është ajo mes Rahoveci 029 dhe Pejës, e cila do të zhvillohet në sallën “Mizahir Isma”.

Orari i ndeshjeve do të jetë 17:00 dhe 19:30.

Reklamë