“Jam i zhgënjyer”, Hansi Flick pas humbjes ndaj Realit: Nuk ishte e lehtë!
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes 1:2 ndaj Real Madridit, në përballjen e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të të La Ligës.
Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku gjerman theksoi se skuadra e tij nuk ishte në gjendjen optimale fizike, por refuzoi që kjo të përdorej si arsyetim për rezultatin negativ, shkruan
“Jam i zhgënjyer. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, ata bënë një paraqitje shumë të mirë, por edhe ne patëm raste për ta shënuar golin e dytë”, deklaroi Flick.
Ai foli edhe për lodhjen e lojtarëve, duke nënvizuar se udhëtimet dhe ndeshjet me kombëtaret janë pjesë e futbollit dhe se skuadra duhet të përballet me këto sfida.
“Nuk pranoj justifikime. Sot nuk ishim të freskët, por kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi. Udhëtimet dhe ndeshjet ndërkombëtare janë pjesë e lojës. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri i Barcelonës.
Në fund, Flick theksoi se ekipi duhet të analizojë gabimet dhe të identifikojë aspektet ku nevojiten përmirësime.
“Varet nga ne të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë, çfarë duhet të përmirësojmë dhe çfarë duhet të bëjmë”, përfundoi ai.
Të rejat Lexo më shumë
Fondacioni i ri në Zvicër u bën thirrje pensionistëve ta dhurojnë pensionin e 13-të për njerëzit në nevojë
Reagon kompania ku ishte e punësuar Arlinda Zeka
Musliu-Shoshi: Arlinda e paralajmëroi vdekjen e saj, por shteti nuk e mbrojti – kush do të japë llogari?