Ja si lindi UNESCO
Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.
Nga kjo konferencë lindi UNESCO, akronim në gjuhën angleze për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga 20 vende: Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re , Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor – 10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.
Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të futet në UNESCO për tri vota.
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
I vranët dhe me riga shiu, parashikimi i motit për sot
Tri ngjyra flokësh që ju shtojnë vite dhe tri që ju bëjnë të dukeni më të reja
Reshje në fillim të javës, diell në ditët në vijim – temperaturat deri në 20 gradë
