“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka rrëfyer ndjenjat e ankthit që kishte përpara se të fitonte Topin e Artë më herët këtë të hënë.
Harry Kane triumfoi në garën për Topin e Artë 2026, duke lënë pas vetëm Kylian Mbappe në vendin e dytë dhe Lamine Yamal, i cili përfundoi i treti.
Ylli anglez së fundmi ka folur përsëri për triumfin e tij dhe ka treguar ndjenjat e përziera që pati pasi fitoi çmimin më të madh individual në futboll.
“Isha nervoz. Vërtet. Zemra më rrihte fort. Është shumë ndryshe nga stresi që ndjen para një ndeshjeje të madhe, ku e di që mund të ndikosh në rezultat duke luajtur mirë ose duke shënuar. Atje, thjesht duhej të prisja momentin", ka thënë fillimisht Kane.
“Kur ai [Ronaldo Nazario] tha emrin tim, të gjitha emocionet erdhën menjëherë: lehtësim, lumturi… Nuk dija vërtet si të reagoja. Isha plotësisht i tronditur. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë”.
“Të gjithë më thoshin se e meritoja dhe më uronin fat të mbarë. Kjo më bëri pothuajse të dëshiroja edhe më shumë të fitoja, sepse e kuptova gjithë mbështetjen që po merrja”, përfundoi ylli anglez.
Të rejat Lexo më shumë
Në moshën 16-vjeçare hakoi Hekurudhat Federale Zvicerane, sot drejton kompaninë e tij të inteligjencës artificiale
SHSKUK reagon lidhur me ndalimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
Bayern ndalon diskutimet për futbollin me Kompanyn për shkak të shëndetit