← Kthehu te Ballina

Ish-reprezentuesi zviceran: Granit Xhaka duhet ta mbajë shiritin e kapitenit nëse vazhdon të ftohet në Kombëtare

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Ish-reprezentuesi zviceran: Granit Xhaka duhet ta mbajë shiritin e kapitenit nëse vazhdon të ftohet në Kombëtare

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz, mendon se Granit Xhaka duhet të vazhdojë të jetë kapiten i Kombëtares zvicerane, nëse vazhdon të jetë pjesë e saj.

Në një analizë të publikuar në gazetën zvicerane “Blick”, Turkyilmaz ka komentuar nëse Xhaka duhet ta ruajë shiritin e kapitenit, duke theksuar se vendimi duhet të jetë i qartë dhe konsistent, shkruan Indeksonline

“Dhe a është e drejtë që Graniti të mbetet gjithashtu kapiten? Po, pa asnjë dyshim. Ose vendosni që shkelja e tij është aq serioze sa të mos e konsideroni më për grumbullim.

“Nëse nuk merrni një vendim të tillë dhe vazhdoni ta përzgjidhni, atëherë ai duhet të mbetet kapiten. Çdo gjë tjetër do të ishte jokonsistente”, ka shkruar Turkyilmaz.

Kështu, ish-reprezentuesi zviceran ka dalë në mbështetje të Xhakës, duke kërkuar që federata të ketë një qëndrim të qartë në raport me të ardhmen e tij në Kombëtare dhe rolin si kapiten./Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme