Politikë
11/10/2026 10:16
Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit: Pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të valojë mbi Prizren
Në një postim, Roth e ka kritikuar ashpër këtë deklaratë, duke e cilësuar si pretendim territorial ndaj një vendi fqinj.
“Serbia e gjorë! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, ka shkruar Roth.
Ai u ka bërë thirrje votuesve në Serbi që të kenë parasysh se për çfarë po vendosin në zgjedhjet e 25 tetorit.
“Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Më nuk ka para të BE-së për Serbinë!”, ka shkruar Roth.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Mbeturinat e Kumanovës do të dërgohen në Drislla
Lajme
Nisin punimet për asfaltimin e rrugës “Qemajl Guri” që lidh Nikajn me Rekën në Kaçanik
Politikë
“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen
Sport