Ish-mercenari i Wagnerit rrah bashkëshorten para fëmijës njëvjeçar, dënohet vetëm me gjobë
Një ish-luftëtar i grupit mercenar rus Wagner ka rrahur bashkëshorten e tij në qytetin e Novosibirskut, në Rusi, ndërsa ajo mbante në krahë fëmijën e tyre njëvjeçar.
Pavarësisht incidentit, burri është dënuar vetëm me gjobë dhe është liruar tri ditë pas arrestimit.
Sipas publikimit Nastoyashchaya Sibir, ndaj tij u ngrit akuza për huliganizëm të lehtë. Ndërkohë, bashkëshortes iu diagnostikua tronditje e trurit.
Rasti u mbyll pasi autoritetet, sipas raportimit, nuk konstatuan elemente të një vepre penale.
Viktima deklaroi se bashkëshorti i saj konsumon shumë alkool dhe se, para se të shkonte në frontin e luftës, kishte vuajtur një dënim me burg për vrasje nga pakujdesia.
Ajo aktualisht jeton me djalin e saj në shtëpinë e prindërve dhe planifikon të shkurorëzohet, pasi frikësohet për sigurinë e saj.
Të rejat Lexo më shumë
Gjykata e Apelit ia ul dënimin ish-togerit të Policisë së Kosovës i akuzuar për spiunazh
Dhimbja e gjurit mund të lehtësohet nga zorrët: Një suplement me fibra jep shpresë
Hoffenheimi i Asllanit dhe Avdullahut eliminohet nga DFB Pokal