Sport
21/10/2026 08:31
Ish-i i Interit në bisedime për tu bërë trajner i Juventusit
E ardhmja e Luciano Spallettit te Juventusi mbetet e pasigurt, pavarësisht rinovimit të kontratës, pasi rezultatet e skuadrës mund të ndikojnë në vendimin e drejtuesve.
Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi nuk planifikon ndryshime të menjëhershme, por nëse rezultatet nuk përmirësohen, mund të shqyrtojë alternativa të tjera.
Antonio Conte dhe Stefano Pioli përmenden si mundësi, ndërsa Simone Inzaghi shihet si një nga kandidatët kryesorë për sezonin e ardhshëm.
Përvoja e tij te Lazio dhe Interi, ku fitoi edhe titullin e Serie A, e bën atë një opsion tërheqës për drejtuesit bardhezinj. Megjithatë, Juventusi fillimisht synon të vazhdojë bashkëpunimin me Spallettin, nëse skuadra arrin të përmirësojë paraqitjet dhe të përmbushë objektivat sezonalë.