← Kthehu te Ballina
Sport 10/11/2026 11:16

Ish-futbollisti i Milanit i bashkohet stafit të Maranit te Kombëtarja e Shqipërisë

Ish-futbollisti i Milanit i bashkohet stafit të Maranit te Kombëtarja e Shqipërisë

Ish-futbollisti i njohur polak, Bartosz Salamon i është bashkuar stafit tenik të trajnerit Maran te Kombëtarja e Shqipërisë.

35-vjeçari u pensionua nga futbolli gjatë këtij viti dhe tani bëhet me punë të re, shkruan

Ish-lojtari i Milanit, tani do të jetë në stafin e trajnerit italian te fanella “kuqezi”.

Përveç Milanit, polaku kishte luajtur edhe te skuadrat e njohura në Itali, si: Pescara, Sampodria, Cagliari, Brescia, Frosinone dhe SPAL-i.

Kujtojmë që Shqipëria tashmë ka filluar përgatitjet për ndeshjet e këtij muaji, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Reklamë