Ish-futbollisti i Barcelonës e komenton dështimin e Yamalit në El Clasico
Barcelona pësoi humbje 1-2 në El Clásico, ndërsa Lamine Yamal e zhvilloi një ndeshje larg pritshmërive mbrëmë ndaj Real Madridit.
Pas paraqitjes së tij, kritikat nuk kanë munguar, ndërsa kësaj radhe ka reaguar edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti.
Duke folur për “DAZN”, në komente të publikuara nga Foot Mercato, Umtiti nuk e fshehu zhgënjimin me paraqitjen e 19-vjeçarit, përcjell “Gazeta Express”.
“Ne nuk e pamë Yamalin në nivelin e tij më të mirë. Këtu e kuptojmë se sa i vështirë është futbolli, edhe për një lojtar si ai”, deklaroi ish-futbollisti francez.
Umtiti theksoi gjithashtu se Real Madridi ia vështirësoi jashtëzakonisht shumë lojën yllit të Barcelonës.
“Mbrojtja e Real Madridit arriti ta neutralizonte plotësisht Lamine Yamalin”, shtoi ai.
Kjo ishte një tjetër mbrëmje e vështirë për talentin e Barcelonës, i cili kishte hasur probleme edhe në humbjen 2-4 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, megjithëse në atë takim arriti të shënonte.
Sipas vlerësimit të “Foot Mercato”, Yamal e mori notën 3 nga 10 për paraqitjen ndaj Real Madridit.
Marc Cucurella ishte ndër lojtarët që e vështirësuan më së shumti lojën e tij, duke e kufizuar ndikimin e spanjollit në sulm.
Në një kohë kur çdo detaj i performancës dhe kursimit ka rëndësi, zgjedhja e karburantit të duhur bëhet vendim...