← Kthehu te Ballina
Sport 01/11/2026 22:32

Iraola kritikon gjykimin pas humbjes ndaj Arsenalit: Ishte penallti ndaj Isakut!

Iraola kritikon gjykimin pas humbjes ndaj Arsenalit: Ishte penallti ndaj Isakut!

Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimet e gjyqtarit pas humbjes 1:0 ndaj Arsenalit në kuadër të Premierligës angleze.

Iraola beson se skuadrës së tij i është mohuar një penallti në një aksion ku ishte i përfshirë Alexander Isak, shkruan

“Ishte penallti ndaj Isakut! Fakti që po më pyesni nëse ai u rrëzua, e bën gjithçka të qartë. Herën tjetër duhet t’i themi Alexit të qëndrojë i shtrirë në tokë, përndryshe nuk do të na akordojnë penallti”, deklaroi Iraola.

Ndërkohë, Arsenali arriti të marrë tri pikë të rëndësishme në këtë përballje, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Kai Havertz në minutën e 16-të.

Reklamë