Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit
Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se dy cisterna nafte kanë shpërthyer dhe janë përfshirë nga flakët pasi kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas televizionit shtetëror iranian, incidenti ka ndodhur teksa anijet po tentonin të kalonin nëpër ngushticë pa koordinim paraprak me autoritetet iraniane, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Garda Revolucionare nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me incidentin, ndërsa nuk janë bërë të ditura informacione për emrat e cisternave, përkatësinë e tyre apo për persona të lënduar.
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Teknologji
Microsoft thotë se shërbimet e saj janë rikthyer plotësisht pas një ndërprerjeje globale njëditore
Lajme
Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh
Sport
Kosova dorëzon listën prej 23 futbollistëve në UEFA, ky është lojtari që Foda e lë në tribunë
Ekonomi
