Intervistimi i Ramës nga PSRK, çfarë thotë avokati i tij
Avokati i tij, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është intervistuar lidhur me projektin ‘Arkitekti i Qytetit’.
Avokati ka shtuar edhe se, Rama, se ka shprehur gatishmërinë për të sqaruar çdo çështje që mund të jetë objekt i dyshimeve të Prokurorisë.
“Zoti Rama është intervistuar në lidhje me projektin e ‘Arkitektit të Qytetit’. Edhe pse dihet se në këtë rast kemi të bëjmë me politika publike, të cilat në instancë të fundit vlerësohen prej votuesve, mirëpo zoti Rama ka shfaqur gatishmërinë e tij që, nëse Prokuroria dyshon për aspekte të ndryshme të këtij projekti, të japë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që ta vërë në dijeni Prokurorinë se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”, tha Qerkini.
Të rejat Lexo më shumë
Papa voton në zgjedhjet amerikane, hera e parë në historinë e papatit
Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë - vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro
Të miturit në Zvicër mund të blejnë cigare elektronike online, ngrihet alarmi për kontrollet e moshës