Instagram teston formatin e ri “Features”, me video horizontale deri në 90 minuta
Instagram ka nisur testimin e një formati të ri videosh, të quajtur “Features”, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të publikojnë video horizontale me gjatësi deri në 90 minuta.
Formati i ri synon të zgjerojë mundësitë e platformës për përmbajtje më të gjata, veçanërisht për krijuesit e podkasteve dhe ata që publikojnë materiale në formë emisionesh.
Sipas një raporti të The Hollywood Reporter, testimi nisi të hënën dhe aktualisht është i kufizuar te një grup i përzgjedhur krijuesish të përmbajtjes në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, raporti bën të ditur se Instagram e ka testuar këtë funksion edhe me krijues në Brazil.
Nënkryetarja e Instagramit për produktet, Tessa Lyons, dhe drejtuesi i platformës, Adam Mosseri, kanë ndarë gjithashtu detaje për formatin e ri, transmeton
“Features” është projektuar kryesisht për podkasterët, të cilët do të mund të publikojnë episode të plota ose klipe më të gjata, pa qenë të detyruar ta ndajnë përmbajtjen në shumë video të shkurtra.
Fillimisht, videot e gjata do të shfaqen në skedën Explore përmes klipeve të shkurtra. Përdoruesit që dëshirojnë të shohin përmbajtjen e plotë do të mund të prekin butonin e ri “Watch full video”, i cili do t’i dërgojë drejtpërdrejt te videoja e plotë.
Të rejat Lexo më shumë
Kush është njeriu që mund ta rrëzojë Netanyahun?
Maserati Peralta D, ku bakri i punuar me dorë shndërrohet në një vepër unike automobilistike
Ambasada e Zvicrës dhe ajo e Italisë organizojnë shfaqjen e filmit “Pane e tulipani” në Prishtinë