Politikë
29/10/2026 10:31
Inspektorët dhe Policia në terren, gjobiten shoferët që bllokojnë trotuaret
Drejtoria për Inspekcion ka njoftuar se inspektorët kujdestarë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar kontrolle në terren për mbikëqyrjen e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shkelësve.
Sipas njoftimit, kontrollet kanë për qëllim parandalimin e uzurpimit të hapësirave publike dhe lirimin e trotuareve nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.
Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve.
“Trotuari është për këmbësorë, jo për vetura!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspekcion.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
PSG-ja gjen pasuesin e Kvaratskhelias, përgatit ofertën për yllin e Bayer Leverkusenit
Ekonomi
Duke shitur reçipeta dhe të brendshme nga koleksioni i saj i ri, Sydney Sweene fitoi më shumë se dy milionë dollarë brenda një dite
Sport
Real Madridi ofron tre yje për transferimin e Mac Allister
Politikë