Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë
Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me moszbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, gjatë inspektimit në vendpunishte janë evidentuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP).
Si rrjedhojë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përmes këtij njoftimi, institucioni u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e përcaktuara të sigurisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Të rejat Lexo më shumë
Algjeria dërgon trupa ushtarake në Niger - cili është misioni i tyre?
Belgjika planifikon investim në park solar për Ngrohtoren e Gjakovës
Filipçe: Shembja e Vuçiqit po rrëzon ‘oktapodin kriminal’ në Ballkan dhe do të godasë lidhjet e tij me Mickoskin