Politikë
16/10/2026 16:16
Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit janë evidentuar mangësi në masat e sigurisë, për çka është marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve.
Punimet nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka apeluar te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë legjislacionin dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt nëse bien nga Liga Premier – pesë yje mund të qëndrojnë
Ekonomi
Bizneset kërkojnë mbrojtje - mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Politikë
Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në Rusi, përfshihet nga zjarri
Politikë