Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë konstatuar mangësi gjatë mbikëqyrjes në terren dhe kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Ndalimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi.
Po ashtu, u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët.
Të rejat Lexo më shumë
Zvicra ndalon substanca të reja sintetike, disa imitojnë efektet e kanabisit
De Bruyne drejt rikthimit shokues në Ligën Premier te klubi ku askush nuk e priste
Si ta dalloni nëse një adoleshent po përdor cigare elektronike? Kushtojini vëmendje këtyre ndryshimeve