Lajme
17/10/2026 08:15
Inspektohen punimet e asfaltimit në rrugën Junik–Gjeravicë
Komuna e Junikut ka njoftuar se kanë vazhduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Gropa e Erenikut deri te Lugu i Gjatë, në kuadër të rrugës Junik–Gjeravicë.
Sipas njoftimit të komunës, punimet në këtë segment janë inspektuar nga afër nga kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qasjes në këtë zonë, e cila karakterizohet nga vlera të veçanta natyrore dhe potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
Asfaltimi i këtij segmenti pritet të kontribuojë në përmirësimin e qarkullimit dhe të qasjes për banorët dhe vizitorët që frekuentojnë zonën e Junikut dhe Gjeravicës.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Moti në fundjavë, IHK njofton edhe për kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike
Politikë
Zacharia reagon pas përfundimit të bujshëm të punës në Shtëpinë e Bardhë
Politikë
Maqedonci: Kemi kërkuar nga SHBA-ja të diskutojmë blerjen e helikopterëve
Lajme