Incident mes të miturve në Pejë: Njëri përfundon në emergjencë, tjetri arrestohet
Një i mitur dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari, po ashtu i mitur, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj ka thënë për Gazetën Express se rasti është raportuar rreth orës 15:50, pasi emergjenca e spitalit i ka njoftuar se një person ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të një plage që dyshohet se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse.
“Rreth orës 15:50, jemi njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të plagës që dyshohet se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari është arrestuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë ai.
Të rejat Lexo më shumë
Armend Thaqi bën heroin, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit ‘74
Protestat në Shqipëri, Niko Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef
Thaqi nga penalltia, Zeki e nis me fitore te Gjilani