Inaugurohet relievi monumental “Drama Shqipe” para Teatrit të Qytetit në Gjilan
Në platonë para Teatrit të Qytetit në Gjilan është inauguruar relievi monumental “Drama Shqipe”, vepër e artistit Bekim Korça, e realizuar me mbështetjen e Komunës së Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka theksuar se kjo vepër përfaqëson një vlerësim për historinë, vlerat dhe zhvillimin e artit skenik shqiptar.
Sipas Hysenit, relievi monumental synon të shërbejë si simbol i identitetit kulturor dhe mirënjohje për brezat e artistëve që kanë kontribuar në zhvillimin e teatrit shqiptar.
Ai ka theksuar se Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të mbështesë artin dhe vlerat kulturore, duke vlerësuar kontributin e komunitetit artistik në jetën kulturore të qytetit.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të komunitetit artistik dhe qytetarë, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti kushtuar trashëgimisë teatrore shqiptare.
Të rejat Lexo më shumë
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi
Prokuroria: Pamjet e kamerave shfaqin Edonisa Aliun duke e goditur Liridon Lecin
Hetimet e Prokurorisë përmbysin rrjedhën e incidentit, Liridon Leci del viktimë, Edonisa Aliu e dyshuar