I vazhdohet paraburgimi Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh te Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA).
“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, rrjedhimisht i pandehuri F.S. vazhdon të jetë nën masën e paraburgimit”, njoftoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Sali u arrestua në 14 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdare nga Policia e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht të këtij viti i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim të përfitimit material.
indeksonline.net · telegrafi.com
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
Lexo më shumë
Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për blerje të rrymës, Ramadani: Me këto para do të ndërtohej një termocentral i ri
Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit për vrasjen e rëndë në Baicë të Lipjanit
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s
