I riu ngacmoi seksualisht një tetë vjeçare në Bazel, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij
Një vajzë tetë vjeçare është përballur me një situatë shqetësuese të hënën rreth orës 16:15 në Buremichelskopf të Bazelit, në Zvicër, ku një i ri i panjohur dyshohet se ka tentuar ta nxiste për një akt seksual.
Sipas Policisë Kantonale të Basel-Stadt, pasi vajza nuk iu përgjigj, i dyshuari u largua me një skuter elektrik në drejtim të rrugës Marignanostrasse.
Hetimet fillestare të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Bazelit, kanë bërë që autoritetet të nisin kërkimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, shkruan Blick, transmeton
Policia ka publikuar edhe përshkrimin e personit të kërkuar. Ai dyshohet të jetë nga mosha 16 deri në 20 vjeç, rreth 185 centimetra i gjatë, me flokë të zinj dhe që flet gjermanisht.
Në momentin e ngjarjes, ai kishte veshur pantallona të zeza dhe bluzë të kuqe, ndërsa po lëvizte me një skuter elektrik të zi, pa helmetë.
Autoritetet zvicerane u bëjnë thirrje të gjithë personave që kanë vërejtur diçka të dyshimtë ose që mund ta kenë parë të dyshuarin të bashkëpunojnë me policinë.
Të rejat Lexo më shumë
Zjarr në një fabrikë të përpunimit të metaleve në Rostov të Rusisë
Senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin: Duam forcimin e partneritetit me Kosovën, Bondsteel të merret seriozisht
Merr fund ëndrra e Kosovës për Botëror, eliminohen nga Austria