Lajme
11/11/2026 10:02
I mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet i dyshuari në Kamenicë që ishte në kërkim policor
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për mashtrim.
Rasti ka të bëjë me mashtrim për viza pune në Gjermani.
“Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Zvicër, hakerët kërkojnë shpërblim pas sulmit ndaj furnizuesit të Publica-s, dyshohet se kanë vjedhur edhe informacione të inteligjencës
Lajme
Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Sport
Conte angazhon superagjentin për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit
Politikë