← Kthehu te Ballina
Sport 29/10/2026 23:17

I jashtëzakonshëm, Milani dhe Interi prezantojnë stadiumin e ri

I jashtëzakonshëm, Milani dhe Interi prezantojnë stadiumin e ri

Milani dhe Interi kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri, i cili pritet të bëhet shtëpia e dy gjigantëve italianë nga viti 2031.

Pas shumë dekadash duke ndarë të njëjtën shtëpi, stadiumin legjendar “San Siro”, dy klubet e Milanos do të kenë një impiant modern, të ndërtuar pranë stadiumit aktual, shkruan

Stadiumi i ri do të mbajë emrin “Generali Stadium”, ndërsa projekti synon të sjellë një infrastrukturë moderne për dy skuadrat dhe tifozët e tyre.

Megjithatë, “San Siro” nuk do të rrënohet menjëherë. Stadiumi historik do të qëndrojë në këmbë deri në përfundimin e impiantit të ri, përpara se të nisë shembja e tij.

Reklamë