← Kthehu te Ballina
Lajme 26/10/2026 03:47

I dyshuari për vrasjen e gruas së vëllait në Vitomiricë të Pejës  është arratisur, çfarë raportoi Policia për rastin

I dyshuari për vrasjen e gruas së vëllait në Vitomiricë të Pejës  është arratisur, çfarë raportoi Policia për rastin

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në mbrëmje në fshatin Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi ishte raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas Policisë, viktima ishte intervistuar në stacionin policor, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Rreth orës 21:10, policia është njoftuar se gruaja ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja është shkaktuar nga goditjet me një mjet të fortë. Për rastin e dytë është i dyshuar edhe kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarit që ndodhet në arrati.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë.

Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë.

Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, që po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar.

Ngjarje e rëndë në Pejë, kunati dyshohet se vrau një grua, Prokuroria konfirmon rastin, zbulon se ndodhi për çeshtje pronësore

Reklamë