I arrestuari në Fushë-Kosovë kishte kërcënuar banorët, bënte thirrje nacionaliste serbe
Një person është arrestuar sonte në Fushë-Kosovë, në një operacion që ka nisur tash e disa orë dhe po vijon.
IndeksOnline raporton se forca të shtuara policore zbarkuan pranë QKMF-së në këtë komunë, ku fillimisht u raportua se ishte vendosur një mjet shpërthyes.
Me të rrethuar zonën me shirit, policia nisi inspektimin e vendit të ngjarjes, teksa në asistencë doli edhe njësiti i zjarrfikësve.
Pak më vonë, një person u arrestua, për t’u bartur në stacion policor.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i dyshuari në fjalë i përket nacionalitetit serb, teksa edhe thirrjet e tij ishin sa kërcënuese, aq edhe nacionaliste.
Në një video të siguruar nga IndeksOnline shihet momenti kur i dyshuari me pranga në duar futet në veturën e policisë, teksa njësitet përkatëse e kishin arrestuar në banesën e tij.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për një raport zyrtar dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.
Të rejat Lexo më shumë
Dëshironi të shmangni ftohjet dhe gripin këtë vjeshtë? Hani këto ushqime
Mysafirja me karrocë nuk mundi ta përdorte tualetin për shkak se ia bllokuan, organizatorët e eventit i kërkojnë falje publike
A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?