← Kthehu te Ballina

Huthët ndërmarrin një sulm të ri ndaj Riadit: Dëmtohet një nga simbolet e fuqisë së Arabisë Saudite

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Huthët ndërmarrin një sulm të ri ndaj Riadit: Dëmtohet një nga simbolet e fuqisë së Arabisë Saudite

Në një sulm të ri ndaj Arabisë Saudite, lëvizja Houthi nga Jemeni vuri në shënjestër një nga objektet simbolike të kryeqytetit: një rrokaqiell ku ndodhet selia e Fondit të Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite.

Sipas dëshmitarëve që folën për mediat, në kryeqytetin saudit u dëgjuan disa shpërthime.

“Fasada u dëmtua në disa kate, ndërsa xhamat u thyen,” tha për agjencinë AFP një burim që preferoi të mbetet anonim.

Dy burime të tjera konfirmuan dëmtimet në ndërtesën 80-katëshe të PIF-it, e cila është kulla më e lartë në distriktin financiar të Riadit.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite – i cili lufton kundër lëvizjes Houthi të mbështetur nga Irani – njoftoi më herët për dëme materiale, ndërsa po përballej me një kërcënim raketor të lëshuar nga Houthi-t në drejtim të Riadit.

Sulmi ndodhi më pak se dy javë pasi një goditje nga lëvizja Houthi dëmtoi një kullë zyrash në Riad, ku ndodhet selia e kompanisë energjetike “Aramco”.

Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme