← Kthehu te Ballina
Sport 11/10/2026 12:31

Humbja nga Vushtrria fatale për Currin, largohet nga Gjilani

Humbja nga Vushtrria fatale për Currin, largohet nga Gjilani

Debatik Curri ka vendosur të largohet nga pozita e trajnerit të Gjilanit.

Humbja e djeshme 1-0 ndaj Vushtrrisë, ishte fatale për të ku ka vendosur që të ndajë rrugët me klubin kosovar, siç raporton “Gazeta Olle”.

Curri po ashtu përshëndeti edhe lojtarët me zyrtarizimin që pritet të bëhet tani.

Mbetet të shihet se kush do të jetë pasuesi i tij.

Reklamë